Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Filma Me Titra Shqip

Filma Me Titra Shqip
Filma Me Titra Shqip
Filma Me Perkthim Shqip
Filma Me Perkthim Shqip

Analize Fiorentina vs Ac Milan


Analize Fiorentina vs Ac Milan

Te gjithe ata qe quajne veten rosoner dhe jane tifoz te vertete te klubit më te trofeshem ne bote duhet te lene gjithqka anash dhe te shikojnë ndeshjen pasi qe Ac Milan te dielen ne ora 15:00 do te zhvillojë një nga ndeshjet me te vështira këtë sezon dhe kete ndaj Fiorentina-s.

Kjo ndeshje eshte e rëndesishme per të dyja palët por sidomos për Milanin e cila duhet te shenojë fitore ne qoftë se dëshiron qe të vazhdoj rrugën drejtë titullit, pasi që humbja e Milanit në këtë ndeshje do ti konvenonte më së shumti Napolit i cili me nje fitore te mundëshme ne udhëtim ndaj Bologna-s do te barazohej me pikë me Milanin.

Sa i përket Fiorentines edhe për kete ekip do te jete një ndeshje mjaft e rëndesishme në qofte se deshirojnë te luftojnë për poziten qe i dërgon ne Europa League.

Boateng-Ibrahimovic-Pato dot e jetë treshja sulmuese e Milanit  per të dielen e cila do te mundohet qe me klasin e madh qe ka te ja siguroj ekipit te tyre nje 3-pikësh te art dhe vazhdimin drejt rruges per titull.

Ne anen tjetër Fiorentines do ti mungoj sulmuesi tejet i rrezikshem Adrian Mutu por mos të harrojme edhe ish sulmuesin rosoner Gilardino i cili eshët sulmuesi kryesor per kete sezon i Fiorentines pasi qe ka shenuar 11 gola, dhe rreziku kryesor per mbrojtjen rosoner do te jete ky lojtar, por edhe Gilardino do ta kete mjaft veshtirë pasi qe do te perballët me mbrojtjen më të mirë ne Serie A.

Pavarësisht asaj që qëllimet e dyja skuadrave janë te kundërta me njera tjetren, kjo do te jete nje ndeshje fantastike, dhe me pak fat mund te shohim nje ndeshje me shumë gola, pasi skuadrat që nga minuta e parë e deri te ajo e fundit do te kerkojnë 3 pikëshin e artë.

Milani në këtë takim do te hyj pas derbit qe zhvilloj ndaj Interit te cilen skuadra e Milanit arriti ta fitoj bindshëm me rezultat 3:0 edhe atë pa lojtarin kryesor për këtë sezon Zlatan Ibrahimovic i cili në këtë ndeshje do të kthehet nga suspendimi , ndersa Fiorentina vjen nga barazimi me Cesena ne udhëtim.

Ne vazhdim keni 5 ndeshjet e fundit te dyjave skuadrave:

Fiorentina

Bari 1 - 1 Fiorentina
Fiorentina 3 - 0 Catania
Chievo Veron 0 - 1 Fiorentina
Fiorentina 2 - 2 AS Roma
Cesena 2 - 2 Fiorentina

Ac Milan

AC Milan 3 - 0 Napoli
Juventus 0 - 1 AC Milan
AC Milan 1 - 1 Bari
 Palermo 1 - 0 AC Milan
AC Milan 3 - 0 Inter Milan

Ndeshja e fundit:

Ndeshja e fundit midis ketyre dyjave skuadrave u zhvillua me daten 20 Nentor 2011 te cilen Milani arriti te fitoj me rezultat 1:0 pas golit akrobatik te Ibrahimovic në minuten e 45.

Formacioni:

Fiorentina (4-3-2-1): Boruc; Comotto, Gamberini, Natali, Pasqual; Montolivo, Donadel, Marchionni; Santana, Vargas,; Gilardino. Në pankinë: Frey, De Silvestri, Kroldrup, Camporese, Cerci, D'Agostino, Babacar. Trajner: Mihajlovic

Të skualifikuar: Mutu (1)

Lojtarët që nuk janë në dispozcion: Jovetic, Behrami

Milan (4-3-1-2): Abbiati; Abate, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta; Flamini, Van Bommel, Seedorf; Boateng; Ibrahimovic, Pato.

Në pankinë: Amelia, Yepes, Zambrotta, Merkel, Pirlo, Emanuelson, Robinho. Trajner: Allegri

Të skualifikuar: Cassano (1)

Lojtarët që nuk janë në dispozcion: Inzaghi, Ambrosini, Bonera, Gattuso, Jankulovski

Qfar te themi per fund përpos se ti urojme fat skuadres sonë të zemres me shpresen se në shtepi do te kthehet me 3 pikë te plota.

Per acmilan-shqip.org/sq Admirim Cakolli



Lajme Sport

Lexoni Lajme Sport  Online Falas Ne Gjuhen Shqipe.

Lajme Sport Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport 
Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport
Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport  Lajme Sport 



Bayern barazon me Hamburgun


Bayern nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim tek Hamburg.
Bayern Munchen ka arritur të fitoj vetëm një pikë në udhëtim të vështirë tek Hamburg, Barazimi që psoi sonte Bayern komplikon edhe më tej situatën tek klubi Bavarezë, i cili mbetet në 12 pikë me një lojë më shumë, në krahasim me 21 pikë të mbledhura nga rivalët më të mdhej në Bundesliga, Borussia Dortmund të cilët pasnesër presin në “Westfalen” Hoffenheimin. Ndeshja mes Hamburg dhe Bayern ishte e mirë dhe Bayern kishte iniciativën në fushë, por nuk arrinte të konkretizonte ato raste që kishte, megjithatë, Hamburg luajti mirë dhe e ndali Bayernin duke mos e lejuar ti merrë më tepër se një pikë në këtë sfidë, duke i ndarë pikët.
Ndërsa nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshjet tjera në kuadër të Bundesliga.
Nesër:
Eintracht Frankfurt ?-? Schalke
Freiburg ?-? Kaiserslautern
Hannover ?-? 1. FC Koln
Borussia Monchengladbach ?-? Werder Bremen
Nurnberg ?-? Wolfsburg
Pasnesër:
Borussia Dortmund ?-? Hoffenheim
Bayer Leverkusen ?-? Mainz
Stuttgart ?-? St. Pauli.

Raul: Ndihem 5 vite më i ri


Ish-lojtari i Real Madrid, Raul Gonzalez, pohon se ndihet 5 vjet më i ri falë trajnerit të tij tek Schalke 04, Felix Magath.
“Ndihem shumë më i ri, të paktën 5 vjet më i ri. Kjo, sepse me Magath stërvitemi shumë. Mbi të gjitha sepse po luaj më shumë se tek Real Madrid”, shprehet 33 vjeçari.

Barcelona këshillohet të blejë Pastoren



Barcelona është porositur të blejë mesfushorin e Palermos, Javier Pastore.


Ish-trajneri i Pastore te Huracan, Angel Cappa, tash në River Plate, thotë se Pastore do të ishte ideal për Barcelonën.

"Pastore është ideal për Barcelonës pasi ai do të kishte një kuptim të shkëlqyeshëm me Lionel Messi dhe me secilin tjetër. Barcelona nuk do të ketë asnjë problem".

"Pastore ka një talent të madh. Ai është i bekuar me një teknikë, vetëbesim dhe vizion të shkëlqyeshëm të lojës, përveç asaj që është fizikisht në një formë të shkëlqyeshme. Ai është një lojtar i cili ka mahnitur të gjithë në Evropë për pak kohë dhe ai ende mund të përmirësohet shumë", ka thënë Cappa. 

Liverpool i bashkohet garës për Vucinic




Liverpool raportohet se i është bashkuar garës për të transferuar sulmuesin e pakënaqur të Romës, Mirko Vucinic.


Malaziasi 27-vjeçar, raportohet se është përplasur me menaxherin e Romës, Claudio Ranieri, në javët e fundit dhe ka reaguar keq kur është zëvendësuar vetëm në minutën e 57-të, në barazimin pa gola ndaj Parmës gjatë vikendit.

Vucinic, i cili vlerësohet rreth 16.5 milionë funte, ka kontratë me Romën deri në vitin 2013, ndërsa pakënaqësia e tij në klub mund të bëjë ai të largohet me një shumë më të vogël, të cilën gjë e shpreson edhe Liverpoolit. 

Wenger: Van Persie dhe Ramsey afër rikthimit




Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Robin van Persie dhe Aaron Ramsey janë afër rikthimit në fushë.


"Van Persie dhe Ramsey janë shumë afër rikthimit në stërvitje të plota. Ata duhet të kthehen në grup në fund të javës së ardhshme".

"Sigurisht nuk kemi caktuar të njëjtën kohë rikuperimi për Ramsey si për Van Persie. Aaron do të ketë nevojë për një periudhë më të gjatë për të qenë gati për ekipin e parë. Por Van Persie nuk është shumë larg tash", ka thënë Wenger. 

Edhe Tottenham pas Benzema



Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, dëshiron të transferojë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.


Francezi pritet të largohet në muajin janar pasi ka dështuar të bindë trajnerin Jose Mourinho deri tash këtë sezon.

Daily Mail shkruan se Tottenham vazhdon të monitorojë situatën e Benzema te Real Madrid, por ka frikë se çmimi i lojtarit mund të jetë shumë i lartë. 

Beckham: Reali, gjithmonë në zemrën time




Ikona angleze dhe ish-mesfushori i Real Madridit, David Beckham, ka thënë se Los Blancos do mbesin gjithmonë në zemrën e tij, përderisa ka përcaktuar Merengezët si favoritë për të fituar gjithçka këtë sezon.


“E respektoj Barcelonën dhe mendoj se është klub i madh, por zemra ime gjithmonë do të jetë me Real Madridin. Mendoj se këtë vit ata, me menaxherin qe kanë, Florentino Perez…E dua Florentinon. Ai është njeri aq i jmadh. Ai bën që gjërat e veçanta t’i ndodhin klubit. Me të dhe lojtarët që kanë, besoj se ata do jenë të parët këtë sezon”.

“Si menaxher, më pëlqen Mourinho. Si njeri, ai është fantastik. Ai ishte një prej të parëve që më ka dërguar mesazh pas lëndimit. Ai është njeri i mrekullueshëm dhe talent i madh”, theksoi Beckham.

Becks foli edhe për FIFA Topin e Artë, çmim për të cilin e ka bërë favorit ish-bashkëlojtarin te Real Madridi, Iker Casillas.

Liga Premier kryeson për fitime



Liga Premier ka arritur që të ngjitet në krye të klasifikimit të kampionateve me fitime më të mëdha nga sponsorët nëpër fanellat e klubeve.


Bundesliga e mbajti viteve të fundit vendin e parë për fitimet më të mëdha, por tani është Anglia ajo që ka dalë në krye me 178 milionë dollarë. Kjo ngritje e futbollit anglez në këtë statistikë vjen pas marrëveshjeve të reja të Manchester United me Aon dhe Liverpoolit me bankën e njohur Standard Chartered.

Gjermania zë pozitën e dytë në këtë klasifikim me 118.5 milionë euro. Pasojnë Serie A, Ligue 1 e Francës dhe La Liga e Spanjës. 

Pato mezi e pret ndeshjen ndaj Juves



Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato,ka thënë se mezi e pret ndeshjen derbi të së shtunës që zhvillohet ndaj Juventusit në San Siro.


“Do të jetë ndeshje e veçantë. Është një arritje e rëndësishme. Unë jam i lumtur që jam pjesë e historisë së Milanit. Dhe jam i lumtur për shkak se të jem këtu ma bëri jetën të lumtur”.

“Unë dua të fitoj dhe jam i sigurt se do ta arrij këtë së bashku me ekipin. Fatmirësisht, unë jam i interesuar të luaj si qendërsulmues, si sulmues i dytë apo dhe në krah, kjo nuk është problem. Jam i përgatitur për të bërë gjithçka. Më pëlqejnë të gjitha rolet në sulm”, tha Pato.

Lyon dhe Schalek fituan si vendas


Lyon dhe Schalke siguruan nga tri pikë si vendas në kuadër të Champions.
Lyon fitoi si vendas përballë kampionit portugez, Benfica në kuadër të Grupit B, të Champions League, me golat e shënuar nga J. Briand 22′ dhe L. Lopez 52′, Rezultati përfundimtarë, Lyon 2-0 Benfica, 
Ndërsa ndeshja tjetër e luajtur në kuadër të këtij grupi, përfundoi me rezultat 3 me 1 në favor të vendasëve, për Schalken golat i shënuan, Legjendari dhe golshënuesi më i madhë i të gjitha kohëve në Champions League me 68 gola, Raul 3′ dhe 58′, J.M. Jurado 68′, ndërsa për mysafirët shënoi, I. Shechter 90′. Rezultati final, Schalke 3-1 Hapoel Tel Aviv.

Mainc në krye të Bundesligës


Mainc në krye të Bundesligës
Befasia e këtij edicioni në futbollin gjerman(së paku deri në javën e nëntë),Mainci është kthyer në pozitën e parë në tabelë,pasi ka fituar në udhtim te Bajern Leverkuzeni me rezultat 1:0.
Golin e fitores e shënoi anëtari i kombtares austriake Andreas Ivanshic në minutën e 70-të.Për Maincin kjo ishte fitorja e tetë në këtë edicion dhe tashmë gjendet në kuotën e 24 pikëve.

Shengyli trajner i ri i Ballkanit


Skuadra e Ballkanit të Therandës ka emëruar të premten në postin e trajnerit Skënder Shengylin, një ditë pas dorëheqjes befasuese të Adil Vokrrit.

“E kam pranuar ofertën e drejtuesve të Ballkanit dhe do të jem në drejtim të kësaj skuadre deri në fund të edicionit, me mundësi që ta vazhdoj punën edhe për një vit tjetër.

Periudha në të cilën e kam marrë këtë skuadër është tejet e vështirë, por futbolli i ka këto sfida dhe ne si trajner nuk mund t’iu shmangemi”, ka thënë Shengyli.

Ai do të debutojë në bankinën e Ballkanit në ndeshjen ndaj Trepçës’89 që zhvillohet të dielën në Mitrovicë.

Përveç kësaj sfide skuadra therandase edhe dy ndeshjet e radhës do t’i zhvillojë si mysafire ndaj Flamurtarit dhe Ferizajt, gjë e cila e bënë tejet të vështirë punën e timonierit të ri.