Telegrafi Lajme Sport
BalkanWeb Lajme Sport
Albeu Lajme Sport
Robinho: Mentaliteti ynë është të fitojmë gjithçka
Sulmuesi i Milanit, Robinho, ka shfaqur formë të mirë së fundmi ndaj Chievos dhe Napolit, ndërsa tani braziliani ka dhënë një deklaratë ku thotë se Rossonerët e kanë mentalitetin për të fituar gjithçka.
“Milan-Juventus? Ata më sqaruan se është ndeshje e rëndësishme kjo. Mendoj se mentaliteti ynë është të fitojmë gjithçka. Është ndeshje e vështirë, por ne po punojmë shumë për këtë sfidë”.
“Unë zëvëndës i Patos dhe i Ronaldinhos? Sulmi i Milanit është më i forti dhe të gjithë duan të luajnë mirë. Unë punoj për të luajtur 90 minuta, më pas vendos trajneri. Jam mësuar të luaj në sulm. Sidoqoftë, unë ndjek udhëzimet e trajnerit”, precizoi Robinho.