Telegrafi Lajme Sport
BalkanWeb Lajme Sport
Albeu Lajme Sport
Tevez mungon ndaj United?
Supërsulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, është kthyer në Argjentinë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen derbi ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester United.
Dy rivalët do të takohen më 10 nëntor dhe 26 vjeçarit i është thënë se do të mungojë dy javë pas dëmtimit të pësuar ndaj Arsenalit.
Tevez së fundmi ka thënë se mund të ndodhë që papritmas të vendosë për t’u pensionuar dhe për t’u kthyer në shtëpi, te familjarët e tij në Argjentinë.
Derbi Manchester United – Manchester City, konsiderohet si një prej derbive më të mëdha në botë, pas ‘el Classicos’ dhe Derbi della Madonninas.