Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Beckham: Reali, gjithmonë në zemrën time




Ikona angleze dhe ish-mesfushori i Real Madridit, David Beckham, ka thënë se Los Blancos do mbesin gjithmonë në zemrën e tij, përderisa ka përcaktuar Merengezët si favoritë për të fituar gjithçka këtë sezon.


“E respektoj Barcelonën dhe mendoj se është klub i madh, por zemra ime gjithmonë do të jetë me Real Madridin. Mendoj se këtë vit ata, me menaxherin qe kanë, Florentino Perez…E dua Florentinon. Ai është njeri aq i jmadh. Ai bën që gjërat e veçanta t’i ndodhin klubit. Me të dhe lojtarët që kanë, besoj se ata do jenë të parët këtë sezon”.

“Si menaxher, më pëlqen Mourinho. Si njeri, ai është fantastik. Ai ishte një prej të parëve që më ka dërguar mesazh pas lëndimit. Ai është njeri i mrekullueshëm dhe talent i madh”, theksoi Beckham.

Becks foli edhe për FIFA Topin e Artë, çmim për të cilin e ka bërë favorit ish-bashkëlojtarin te Real Madridi, Iker Casillas.