Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Deklarata komplete e Massimiliano Allegrit para ndeshjes me Napolin



Sot, trajnieri i Milanit Massimiliano Allegri duhej të jepte konferencën për shtyp dhe deklaratën e tij, acmilan-shqip.org ju ka mundësuar ta lexoni në gjuhën shqipe. Allegri në konferncë, foli për ndeshjen e nesërme kundër Napolit.

Formacioni kundër Napolit: “Unë nuk kam në plane të dalë nesër me ndonjë gjë të re kundër Napolit, megjithatë, unë mund të bëjë disa ndryshime në formacion. Në krahun e djathtë të mbrojtjes mund të luaj Bonera, Antonini në të majtë, Nesta në mes, ndërsa për partnerin e Nestas unë ende po dyshoj, duhet të zgjedh Papastathopoulos ose Yepes.
Seedorf apo Robinho? Unë ende kam disa dyshime, gjithsesi ne do të luajë me një lojtarë prapa sulmuesve.Seedorf dhe Robinho janë të llojit të ndryshme të lojtarëve, të dy janë në gjendje të japin diçka ekstra për ekipin. ”
Momenti i skuadrës pas ndeshjes me Madridin: “Ne jemi trajnuar mirë, ne ta po mendojm për ndeshjet e ardhshme. Ndeshja në Madrid ishte vetëm një episod i izoluar. Kjo ishte një ndeshje e  çuditshme. Ajo na mësoi një mësim, ne nuk do të përsëris më ato gabime.
Një humbje nuk mund të ndryshojë mentalitetin e një ekipi. Ne kishim një fillim të keq në Madrid, ne pranuam dy gola  në pesëmbëdhjetë minutat e para . I pari për shkak të ndarjes së murit tonë,  ndërsa tjetri ishte një autogol. Në përgjithësi, Real Madrid kishte shanse dhe ne bëmë shumë gabime.
Gjëja më e rëndësishme për ne është që nesër të marrim 3 pikë. ”
Për presidentin Silvio Berlusconi: “Kam biseduar me atë . Ai është gjithmonë pranë ekipit. Ai na tha që të vazhdojmë të punojmë dhe nuk kritikoj asgjë. ”
Pushimi i lojtarëve: “Ajo gjithmonë varet nga ndeshjet. Gjithmonë përpiqem që në fushë të jemi me formacionin më të mirë .  Përveç pushimit, ju mund të presni vetëm disa ndryshime ose zëvendësime të hershme gjatë lojës.”
Për Gattuso: Edhe pse ai është në rrezik që nëse ndëshkohet, të humb ndeshjen tonë të ardhshëm në Serie A, ai do të luajë nesër. Unë dua formacionin më të mirë kundër Napoli.
Për të lënduarit: “Papastathopoulos është duke bërë mirë, ai është një djalë i ri. Sa për punën e tij në kampionat, ai nuk ishte aq i keq kundër Cesenas, ai vetëm bëri një gabim në golin e dytë, por ai ka marrë kritika të tepërta . Sokratis po përmirohet mjaft dhe këtë po e bën në trajnim.
Bonera – Ai është më i mirë në qendër , unë mendoj se kjo është pozita e tij.
Yepes - Ai është duke bërë mirë. Mario është një profesionist i madh dhe ai është gati gjithmonë kur ti them të luajë.
Ronaldinho – Unë do të doja të kemë atë gjithmonë në dispozicion tim. Ai është një lojtar vendimtar për ekipin.”
Për Napolin: Lojtari që më frikëson më shumë mua? Ai është Hamsik.
Për ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit:” Në këtë moment unë jam i përqendruar në ndeshjen kundër Napoli , para se të luajmë me Real Madrid, ne ende kemi një lojë kundër Juventusit në kampionat, unë besoj se është e drejtë për të meduar ndeshje për ndeshje. “