Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Fitojnë Liria dhe Drenica


Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 11-të në Raiffeisen Superligë.

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, Liria shënoi fitore me rezultat bindës 3:0. Golat për prizrenasit i shënuan Alban Dylazeka (11’), Alban Guci (60’-pen) dhe Afrim Visoka (72’-autogol).

Pas kësaj fitoreje, Liria është ngjitur në vendin e 4-të në tabelë me 15 pikë të tubuara. Kurse, KEK-u ka bie në vendin e pestë me po ashtu 15 pikë.

Një fitore të rëndësishme para tifozëve të vet e ka realizuar edhe Drenica në përballje me skuadrën e fundit në renditje, Ferizajn. Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar futbollisti ferizajas, Burim Shabani, në minutën e 14-të (autogol).
Pas kësaj fitoreje, Drenica është ngjitur në vendin e 7 të tabelës me 14 pikë, derisa Ferizaj mbetet e fundit me vetëm 7 pikë të tubuara.

Ndeshjet e tjera zhvillohen nesër në orën 14:00
Rezultatet e ditës së shtunë
Raiffeisen Superliga
Liria-KEK-u               3:0
Drenica-Ferizaj        1:0