Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Hysi ruan kryesimin, Prishtina fiton bindshëm


Hysi ka vazhduar me fitore duke e ruajtur kryesimin e tabelës, ndërsa Prishtina fiton bindshëm ndaj Trepçës.
Futbollistët e Trepçës ’89 ndonëse ishin skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, kanë lëshuar rastin e fitores ndaj skuadrës së Ballkanit, pasi luajtën baras 3:3. Ndeshja pati shumë kthesa në lojë, shumë aksione të bukura dhe gola, por vendësit tek epërsia 3:1, për dy minuta pësuan dy gola dhe u desh të kënaqen me një pikë.
Për vendësit shënuan Blerim Berisha në minutën 4, Ibrahim Peci në minutën 14 dhe Shpëtim Idrizi nga penalltia në minutën 58, ndërsa për mysafirët realizues të golave ishin Mensur Idrizi ‘35, Fillim Guraziu ‘73 dhe Fitim Ramadanaj ‘74. Duhet theksuar se minutat shtesë të lojës të dy skuadrat luajtën me nga 10 futbollistë, pasi pas një dueli u përjashtuan Idrizi e Krusha.
Klubi i futbollit Hysi nga Merdara nuk e ka ndërmend të lëshojë pozitën e lideres në tabelën e klasifikimit, pasi mposhti skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 2:1.
Ndërkohe fitore ka shënuar edhe skuadra e Prishtinës e cila mposhti kampionen aktuale me rezultat 3:1. Azem Ahmeti, Astrit Fazliu dhe Suad Saliagiq shënuan për skuadrën e Prishtinës, kurse për Trepçën shënoi Mziu nga pika e bardhë.
Fitore ka shënuar edhe Besa, e cila mposhti Flamurtarin me rezultat të lartë 4:1.
Kosovë, Raiffaisen Superliga e Kosovës, Rezultatet:
Prishtina 3-1 Trepça
Vëllaznimi 1-2 Hysi
Trepça ’89 3-3 Ballkani
Drenica 1-0 Ferizaj
Liria 3-0 KEK-u
Besa 4-1 Flamurtari.