Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Pato mezi e pret ndeshjen ndaj Juves



Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato,ka thënë se mezi e pret ndeshjen derbi të së shtunës që zhvillohet ndaj Juventusit në San Siro.


“Do të jetë ndeshje e veçantë. Është një arritje e rëndësishme. Unë jam i lumtur që jam pjesë e historisë së Milanit. Dhe jam i lumtur për shkak se të jem këtu ma bëri jetën të lumtur”.

“Unë dua të fitoj dhe jam i sigurt se do ta arrij këtë së bashku me ekipin. Fatmirësisht, unë jam i interesuar të luaj si qendërsulmues, si sulmues i dytë apo dhe në krah, kjo nuk është problem. Jam i përgatitur për të bërë gjithçka. Më pëlqejnë të gjitha rolet në sulm”, tha Pato.