Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Reali, dy milionë euro për Drenthen




Real Madridi nuk dëshiron ta kthejë Royston Drenthen, por ka kërkuar nga Herculesi që të paguajë dy milionë euro për të huazuarin te klubi nga Alicante, nëse dëshiron që të paraqitet në ndeshjen e të shtunës, ku Herculesi pret Los Blancos.


Sipas spekulimeve të mediave spanjolle, Drenthe do ta ketë të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje, pasi që një klauzolë në kontratën e holandezit, që kaloi si huazim te Herculesi, nuk i lejon atij të paraqitet ndaj Real Madridit, derisa klubi i promovuar në La Liga t’ia paguajë Realit dy milionë euro.

Është vështirë e besueshme që ose Drenthe ose Herculesi ta paguajë këtë shumë të lartë për një ndeshje të vetme, pasi që vetë vlera e kërkuar është sa 1/20-ta e buxhetit të klubit nga Alicante.