Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Shengyli trajner i ri i Ballkanit


Skuadra e Ballkanit të Therandës ka emëruar të premten në postin e trajnerit Skënder Shengylin, një ditë pas dorëheqjes befasuese të Adil Vokrrit.

“E kam pranuar ofertën e drejtuesve të Ballkanit dhe do të jem në drejtim të kësaj skuadre deri në fund të edicionit, me mundësi që ta vazhdoj punën edhe për një vit tjetër.

Periudha në të cilën e kam marrë këtë skuadër është tejet e vështirë, por futbolli i ka këto sfida dhe ne si trajner nuk mund t’iu shmangemi”, ka thënë Shengyli.

Ai do të debutojë në bankinën e Ballkanit në ndeshjen ndaj Trepçës’89 që zhvillohet të dielën në Mitrovicë.

Përveç kësaj sfide skuadra therandase edhe dy ndeshjet e radhës do t’i zhvillojë si mysafire ndaj Flamurtarit dhe Ferizajt, gjë e cila e bënë tejet të vështirë punën e timonierit të ri.