Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Sneijder vazhdon kontratën



Wesley Sneijder i ka shtuar edhe dy vite në kontratën e tij me Interin- ka njoftuar presidenti i klubit, Massimo Moratti.


Moratti ka thënë për Sky Sport 24 se pas nënshkrimit të kontratës së re, mesfushori holandez do ta bartë fanellën zikaltër deri në vitin 2015.

Sezonin e kaluar, Sneijder fitoi të gjitha trofetë me Interin, ndërsa është edhe në listën e ngushtë prej 23 lojtarëve që konkurrojnë për çmimin prestigjioz “FIFA Topi i Artë”.