Telegrafi Lajme Sport

BalkanWeb Lajme Sport

Albeu Lajme Sport

Analize Fiorentina vs Ac Milan


Analize Fiorentina vs Ac Milan

Te gjithe ata qe quajne veten rosoner dhe jane tifoz te vertete te klubit më te trofeshem ne bote duhet te lene gjithqka anash dhe te shikojnë ndeshjen pasi qe Ac Milan te dielen ne ora 15:00 do te zhvillojë një nga ndeshjet me te vështira këtë sezon dhe kete ndaj Fiorentina-s.

Kjo ndeshje eshte e rëndesishme per të dyja palët por sidomos për Milanin e cila duhet te shenojë fitore ne qoftë se dëshiron qe të vazhdoj rrugën drejtë titullit, pasi që humbja e Milanit në këtë ndeshje do ti konvenonte më së shumti Napolit i cili me nje fitore te mundëshme ne udhëtim ndaj Bologna-s do te barazohej me pikë me Milanin.

Sa i përket Fiorentines edhe për kete ekip do te jete një ndeshje mjaft e rëndesishme në qofte se deshirojnë te luftojnë për poziten qe i dërgon ne Europa League.

Boateng-Ibrahimovic-Pato dot e jetë treshja sulmuese e Milanit  per të dielen e cila do te mundohet qe me klasin e madh qe ka te ja siguroj ekipit te tyre nje 3-pikësh te art dhe vazhdimin drejt rruges per titull.

Ne anen tjetër Fiorentines do ti mungoj sulmuesi tejet i rrezikshem Adrian Mutu por mos të harrojme edhe ish sulmuesin rosoner Gilardino i cili eshët sulmuesi kryesor per kete sezon i Fiorentines pasi qe ka shenuar 11 gola, dhe rreziku kryesor per mbrojtjen rosoner do te jete ky lojtar, por edhe Gilardino do ta kete mjaft veshtirë pasi qe do te perballët me mbrojtjen më të mirë ne Serie A.

Pavarësisht asaj që qëllimet e dyja skuadrave janë te kundërta me njera tjetren, kjo do te jete nje ndeshje fantastike, dhe me pak fat mund te shohim nje ndeshje me shumë gola, pasi skuadrat që nga minuta e parë e deri te ajo e fundit do te kerkojnë 3 pikëshin e artë.

Milani në këtë takim do te hyj pas derbit qe zhvilloj ndaj Interit te cilen skuadra e Milanit arriti ta fitoj bindshëm me rezultat 3:0 edhe atë pa lojtarin kryesor për këtë sezon Zlatan Ibrahimovic i cili në këtë ndeshje do të kthehet nga suspendimi , ndersa Fiorentina vjen nga barazimi me Cesena ne udhëtim.

Ne vazhdim keni 5 ndeshjet e fundit te dyjave skuadrave:

Fiorentina

Bari 1 - 1 Fiorentina
Fiorentina 3 - 0 Catania
Chievo Veron 0 - 1 Fiorentina
Fiorentina 2 - 2 AS Roma
Cesena 2 - 2 Fiorentina

Ac Milan

AC Milan 3 - 0 Napoli
Juventus 0 - 1 AC Milan
AC Milan 1 - 1 Bari
 Palermo 1 - 0 AC Milan
AC Milan 3 - 0 Inter Milan

Ndeshja e fundit:

Ndeshja e fundit midis ketyre dyjave skuadrave u zhvillua me daten 20 Nentor 2011 te cilen Milani arriti te fitoj me rezultat 1:0 pas golit akrobatik te Ibrahimovic në minuten e 45.

Formacioni:

Fiorentina (4-3-2-1): Boruc; Comotto, Gamberini, Natali, Pasqual; Montolivo, Donadel, Marchionni; Santana, Vargas,; Gilardino. Në pankinë: Frey, De Silvestri, Kroldrup, Camporese, Cerci, D'Agostino, Babacar. Trajner: Mihajlovic

Të skualifikuar: Mutu (1)

Lojtarët që nuk janë në dispozcion: Jovetic, Behrami

Milan (4-3-1-2): Abbiati; Abate, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta; Flamini, Van Bommel, Seedorf; Boateng; Ibrahimovic, Pato.

Në pankinë: Amelia, Yepes, Zambrotta, Merkel, Pirlo, Emanuelson, Robinho. Trajner: Allegri

Të skualifikuar: Cassano (1)

Lojtarët që nuk janë në dispozcion: Inzaghi, Ambrosini, Bonera, Gattuso, Jankulovski

Qfar te themi per fund përpos se ti urojme fat skuadres sonë të zemres me shpresen se në shtepi do te kthehet me 3 pikë te plota.

Per acmilan-shqip.org/sq Admirim Cakolli